Në Ferizaj u hap panairi i prodhuesve shqiptarë, mori pjesë edhe Albin Kurti

Mos i humb

Sot në Ferizaj, kompania “Plus Center” ka organizuar një panair të prodhuesve shqiptarë ku kanë qenë të ftuar shumë kompani e biznese prodhuese nga Kosova e Shqipëria.

Në këtë panair ka qenë e ftuar edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila është përfaqesuar nga kryetari Albin Kurti, deputeti dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Ferizaj, Valon Ramadani, anëtari i kryesisë së Lëvizjes, Arbër Zaimi dhe disa prej asambleistëve dhe aktivistëve nga Qendra e Ferizajt.

Në fjalimin përshëndetës që mbajti gjatë ceremonisë përuruese, Albin Kurti falënderoi organizuesin e këtij panairi dhe pronarin e kompanisë “Plus Center”, Sylejman Nezirin. Kjo kompani edhe më parë është shquar për promovimin dhe shitjen e prodhimeve shqiptare, pavarësisht vështirësive.

Po ashtu, kjo kompani ka vendosur vullnetarisht të bojkotojë produktet e Serbisë, duke qenë se ky vend nuk e njeh Kosovën dhe nuk i lejon produktet e Kosovës të eksportohen atje.

Kryetari Kurti theksoi rëndësinë e madhe të prodhimit vendor për zhvillimin e ekonomisë, e njëkohësisht kritikoi qeverinë aktuale e ato të mëhershme të cilat kanë dështuar veç të tjerash edhe në mbrojtjen e prodhimit vendor me politikat tarifore e doganore apo me subvencionet.

Gjatë vizitës në panair, delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është takuar me dhjetëra prodhues e qytetarë, të cilët shfaqën interesim për të mësuar për politikat e favorshme të Lëvizjes në ndihmë të ekonomisë kosovare dhe në ndihmë të prodhuesve shqiptarë.

Si forca më e madhe opozitare, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht iu gjendet pranë prodhuesve shqiptarë, duke organizuar fushata ndërgjegjësimi popullor, si “Blej Shqip!”, “Duaje tënden” apo “Bojkoto 860”, por edhe përmes iniciativave dhe aktivitetit parlamentar. Megjithatë, ndihmën më të madhe për prodhuesit vendorë, Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta japë me realizimin e Alternativës Qeverisëse, kur të vijë në qeveri. Mbështetja në rritje prej qytetarëve dhe prej prodhuesve vendorë na bën të besojmë se kjo ditë do të jetë afër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit