Në Gjermani një në çdo pesë pacientë vdes, ja grupet më të rrezikuara

Mos i humb

“Përsëri në këmbë”, avokati i njohur Idajet Beqiri fiton betejën me Covid 19 dhe jep një mesazh: Jeta vazhdon…

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e bën të ditur përmes Facebook, nga ku mësojmë se avokatit...

Zvicër: Testet e shpejta janë të besueshme

Testet, të cilat përfshijnë marrjen e një shembulli të sekrecioneve të hundës nga pjesa e pasme e hundës dhe fytit, testojnë për...

NASA dhe Nokia po vendosin një rrjet 4G në Hënë

Shërbimi celular shumë shpejt mund të shkojë përtej kësaj bote. NASA ka firmosur një kontratë me Nokia prej 14.1 milionë dollarësh për...

“Preka vdekjen”, drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho përlotet teksa flet për mjekët në spitalet Covid: Ata janë heronjtë e vërtetë!

Ndërsa kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilësuan si shembull i kurajos dhe motivimit për të gjithë, drejtoresha e...

Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

Nga analiza e të dhënave të 10,000 pacientëve të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 që janë trajtuar në 920 spitale gjermane nga 26 shkurti deri më 19 prill rezulton se një në çdo pesë pacientë kanë vdekur nga sëmundja.

Po ashtu sipas studimit pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale kanë shumë më tepër gjasa që të vdesin, sesa ata që nuk kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

53143115 401

Tek pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 53 përqind, kurse te ata që nuk kishin nevojë 16 përqind.

Të vdekur edhe nga grupmoshat e reja

Në rastet e pacientëve – sidomos të atyre mbi 80 vjeç – që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 72 përqind, pra mjaft më e lartë se e atyre që nuk kishin nevojë. Po ashtu shkallë e lartë vdekshmërie u konstatua tek pacientët që kishin nevojë për dializë për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Sipas të dhënave rezulton edhe se vdekshmëria tek meshkujt e trajtuar në spital ishte 25 përqind, kurse tek gratë 29 përqind. Pavarësisht nga gjinia vdekshmëria më e lartë konstatohet tek pacientët e moshuar – 27 përqind i përkisnin grupmoshës nga 70 deri në 79 vjeç, 38 përqind ishin mbi 80.

53210485 401

Megjithatë sipas dr. Christian Karagiannidis, drejtor i Klinikës për Sëmundjet e Mushkërive në Këln-Merheim, edhe nga grupmoshat e reja ka pasur si të infektuar edhe të vdekur, prandaj masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë të respektohen prej të gjithëve.

Grupet më të rrezikuara

Sipas studimit pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës, si aritmia, apo nga diabeti kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për frymëmarrje artificiale sesa ata që nuk vuajnë nga sëmundje të tilla. Analiza tregoi se 43 përqind e pacientëve me sëmundje zemre dhe 39 përqind e atyre që vuajnë nga diabeti kishin nevojë për frymëmarrje artificiale.

Studimi i kryer nga Instituti shkencor i AOK (WIdO), Shoqata Ndërdisiplinare Gjermane e Reanimacionit (DIVI) dhe Universitetit Teknik të Berlinit, u botua në revistën mjekësore “The Lancet Respiratory Medicine”./DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Shumë aplikacione pretendojnë se do të lehtësojë disa aspekte të jetës për ju, qoftë dëgjimi i muzikës, luajtja e lojërave video, kujdesi...

Krem Pasticerie me Shije Portokalli – Delikatesa që Duhet të Provoni

Kremi i pastiçerisë mund të themi se është mbretëresha mes shumë shijeve të ëmbëlsirave. Kudo ku ta vendosni receta...

Njeriu që fitoi dy herë lotarinë brenda vitit

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por ky njeri e ka sfiduar fatin dy...

Trajtimi Natyral Për Variçet Me Hudhër, Limon Dhe Vaj Ulliri

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetësor i përhapur gjërësisht në botë. Bëhet fjalë...

Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.