Në gusht vjen bankënota e re 200 frangëshe!

Mos i humb

Në muajin gusht Zvicra do të ketë një bankënotë të re 200 frangëshe. Banka Nacionale Zvicerane (SNB) ka bërë të ditur se kjo bankënotë e serisë së re do të prezantohet më 15 gusht ndërsa në qarkullim do të hyjë nga 22 gushti.

Bankënota e re që do të ketë tone të ngjyrës së kafesë, nga ana e dizajnit do të tematizojë segmentin shkencor të Zvicrës, shkruan SNB në njoftimin e saj.

Pas bankënotave 50, 20 dhe 10 frangëshe, kjo e 200 frangave do të jetë e katërta në serinë e re.

Ndërsa dy bankënotat e mbetura, ajo e 1000 frangave dhe tjetra, e 100 frangave, pritet që në dizajn të ri të editohen gjatë vitit 2019.

Te të gjitha bankënotat e serisë së re ekzistojnë gjithsejt 15 karakteristika që kanë të bëjnë me sigurinë. Me këtë, Banka Nacionale e Zvicrës synon që serinë e re ta bëjë më të sigurt nga përpjekjet për falsifikim. Në mesin e këtyre karakteristikave ose shenjave dalluese janë kryqi transparent i flamurit zviceran dhe një glob i ngjyrosur me dritë, përcjell albinfo.ch. Këto kartëmonedha do t`i kenë po ashtu edhe shiritat e sigurisë. Në shiritin me ngjyrën e argjendtë mund të shihen harta e Zvicrës, rrjeti hekurudhor, një listim i tuneleve më të gjatë të trenave dhe numri 10.

Edhe pas hyrjes në qarkullim të bankënotave të serisë së re, bankënotat e vjetra njëherë për njëherë do ta ruajnë vlefshmërinë e tyre./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit