Në Kajro hapen njëkohësisht një xhami dhe kishë

Mos i humb

Në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, njëkohësisht u mbajt hapja solemne e xhamisë dhe kishës së sapondërtuar.

Të dy objektet fetare gjenden në “kryeqendrën administrative” që po ndërtohet në lindje të Kajros.

Në hapjen solemne mori pjesë edhe kreu shtetëror i Egjiptit në krye me presidentin e vendit, Abdel Fattah al-Sisi.

Mysafir në ceremoninë ishte edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ndërsa ngjarjen drejtpërdrejtë e transmetonte televizioni shtetëror egjiptian.

Xhamia e sapohapur e mban emrin Al Fattah Al Alim dhe është xhamia e dytë më e madhe në botë, ndërsa kisha mori emrin Kisha e Lindjes së Krishtit dhe është më e madhja në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në të dy objektet mbrëmë u mbajtën ceremoni fetare. Në xhaminë u fal namazi i jacisë, ndërsa në kishë u mbajt liturgji Krishtlindjesh.

Presidenti egjiptian, Al-Sisi, tha se hapja e dy objekteve fetare në Kajro është një moment historik për këtë vend, ndërsa njeriu i parë i Universitetit Al Azhar Ahmed et-Tayyib tha se vendet muslimane ruajnë xhaminë, kishën dhe sinagogat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit