Në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulzim Berishën

Mos i humb

Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës së ditës së sotme për ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Gjatë seancës së sotme nuk është paraqitur as avokati dhe as vetë i pandehuri, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames,

Seanca e radhës është caktuar më 9 nëntor ora 10:00.

Gjykata e Lartë kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Lulzim Berisha mban kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

Sipas Reçit, Dervishaj ka qenë bashkëpunëtoredhe në përgatitjen e bombës së vendosur për një tjetër vrasje të bujshme të ndodhur në vitin 2005, atë të biznesmenit Vajdin Lamaj e cila sipas tij është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit