Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi së bashku me bashkë partiakët e tij kanë shënuar ditën e flamurit kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka treguar se ai së bashku me kryetarin e VV-së, Visar Ymerin, deputeten Albulena Haxhiu, Glauk Konjufcën etj kanë vizituar Prekazin, Llaushën dhe Klinën për t’i nderuar heronjtë e Kosovës.
Në fotot që ka publikuar ai, shihet edhe vizita që ata kanë bërë në familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Ky është postimi i tij:
28 Nentor 2017
Prekaz, Llaushë, Klinë
Ne ditën e flamurit kombëtar, shënojmë Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së, kujtojmë më të merituarit e kësaj dite Herojin Mujë Krasniqi dhe mesuesin Halit Geci.
Kujtojmë dhe nderojmë gjithë dëshmorët që ranë për Liri./Kosova Post/