Në Kuvajt fillon takimi i koalicionit anti-DEASH

Mos i humb

Në Kuvajt filloi të martën punimet takimi i koalicionit anti-DEASH të cilin e kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në adresimin e tij në pjesën e hapur të takimit, ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sabah al-Khalid al-Hamad al-Sabah, tha se kolapsi i DEASH-it reflekton përkushtimin e shteteve anëtare të koalicionit për të luftuar terrorizmin.

“Komuniteti ndërkombëtar akoma përballet me një kërcënim të drejtpërdrejt nga grupet e armatosura, gjë e cila kërkon hapjen e perspektivave të reja në koalicionin ndërkombëtar”, u tha ai pjesëmarrësve në takimin njëditor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se koalicioni ndërkombëtar ka dëbuar DEASH-in nga pothuajse 98 për qind të territoreve në Irak dhe Siri ku ka qenë i pranishëm.

Megjithatë, shtoi Tillerson, DEASH-i akoma paraqet një kërcënim për rajonin pavarësisht së është dëbuar nga Iraku, për çka kërkoi sensibilizim për të parandaluar rikthimin e grupit terrorist në Irak dhe Siri.

Tillerson u zotua për alokimin e një shume prej 200 milionë dollarë të cilat do të përkrahin koalicionin në luftën kundër DEASH-it në Siri.

Takimi i së martës mbahet para atij të Romës, ku në fokus do të jetë bashkëpunimi i koalicionit për të detektuar luftëtarët e huaj në DEASH.

Koalicioni u formua më 11 shtator 2014 dhe të njëjtin e përmbajnë 74 shtete të cilat janë zotuar të luftojnë terrorizmin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit