Në mbrojtje të Trump: Republikanët, hetim financave të Hunter Biden

Mos i humb

Kryetarët republikanë të dy komiteteve të Senatit të SHBA, kanë kërkuar në një letër drejtuar Thesarit, një info për raportet e mundshme të pastrimit të parave ose mashtrimeve që lidhen me biznesin e Hunter Biden, djalit të ish-Zv/Presidentit Joseph Biden, me një firmë energjetike të Ukrainës.

Letra, për të cilën Reuters ishte në dijeni, kërkonte “raporte të dyshimta të veprimtarisë” ose dokumente të paraqitura nga institucionet financiare pranë Divizionit të Krimeve Financiare kur dyshohej për pastrim parash ose raste mashtrimi.

Me këtë kërkesë, republikanët po përpiqen të mbrojnë Presidentin e tyre Trump nga një hetim i thirrur nga udhëheqja demokratike, për të përcaktuar nëse ai ka bërë presion të padrejtë në Ukrainë për të hetuar Joe Biden, njeriun që pritet ta rivalizojë në Presidencialet e 2020-ës.

Kryetarët e të dy komiteteve caktuan 5 dhjetorin si afatin e fundit për informacion në lidhje me Hunter Biden, i cili ishte në bordin e drejtorëve të Burisma Holdings, i ndodhur nën hetim në Ukrainë.

Në letër, senatorët thonë se Burisma pagoi Hunter Biden me 50,000 dollarë në muaj, dhe panelet e tyre po hetojnë “veprime potencialisht të papërshtatshme nga administrata Obama lidhur me Burisma Holdings dhe Ukrainë.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit