Në Meksikë gjenden 45 kufoma në varreza të fshehta

Mos i humb

Në varreza të fshehta në shtetet Sonora dhe Jalisco të Meksikës janë gjetur 45 kufoma.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se 30 kufoma janë gjetur në rajonin Cajeme të Sonora, ndërsa 15 në qytetin Guadalajara të Jalisco-s.

Më tej bëhet e ditur se vazhdojnë punimet për identifikimin e kufomave dhe se kanë filluar hetime në lidhje me rastin.

Varrezat e fshehta në Meksikë në përgjithësi përdoren nga bandat e drogës për të fshehur kufomat e viktimave.

Ndërkohë në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Meksikës vitin e kaluar, në 6 muajt e para të vitit 2018, janë kryer 15.973 vrasje, shifër e cila ka shënuar rritje prej 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të Këshillit Publik për Sigurinë Publike të Meksikës dhe Drejtësisë Penale të vitit 2017, 5 nga 10 qytetet më të rrezikshme në botë ndodhen në Meksikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit