Në Palestinë përsëri rriten rastet me COVID-19

Mos i humb

Në Palestinën e okupuar dhe nën bllokadën e Izraelit filluan të rriten sërish rastet me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, njoftoi se në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës nën bllokadë në 24 orët e fundit janë zbuluar 2.100 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu thuhet se me vdekjen e 11 pacientëve nën trajtim numri i viktimave me COVID-19 shkoi në 2.216, kurse numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 203.260.

Kaila duke treguar se 101 pacientë janë në gjendje të rëndë, tha se 186.344 tjerë janë shëruar.

Në Palestinë e cila ka një popullsi prej 5,2 milionë banorëve javën e kaluar numri i rasteve ditore ra nën 1.000, kurse ditët e fundit ka filluar përsëri rritja e numrit të rasteve.

Që nga fillimi i javës me rritjen e numrit në Bregun Perëndimor numri i rasteve ditore në Palestinë ka shkuar mbi 1.000.

Izraeli vaksinon qytetarët e tij, injoron palestinezët

Ekspertët deklarojnë se numri i rasteve në Palestinë është rritur për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit britanik të virusit dhe mungesës së vaksinave.

Përkundër kritikave nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli, i cili vaksinoi me shpejtësi qytetarët e tij, reziston duke mos u dhënë vaksina palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Rripin e Gazës nën bllokadën e Izraelit.

Izraeli vendosi t’i japë vetëm 5 mijë doza të vaksinës qeverisë palestineze për vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe në përputhje me këtë vendim, më 1 shkurt ata dërguan edhe 2 mijë doza vaksinë në Bregun Perëndimor.

Qeveria palestineze mori 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V nga Rusia dhe më 4 shkurt u dërguan në Bregun Perëndimor.

Izraeli kishte bllokuar futjen e 2 mijë dozave të vaksinave të dërguara nga Bregu Perëndimor në Gaza javën e kaluar për një kohë të shkurtër

Ndërkaq, Qeveria e Tel Avivit më 21 shkurt lejoi 20 mijë doza të vaksinës Sputnik V të dërguara nga Emiratet e Bashkuara Arabe të hyjnë në Gaza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit