Në rast të bllokadës ruse, ndihmat humanitare në Siri përmes portës Cilvegözü mund të ndalen

Mos i humb

BETÜL YÜRÜK

Cilvegözü, porta e vetme kufitare në veriperëndim të Sirisë që shpie deri te afërsisht 5 milionë njerëz dhe prej ku dërgohen materiale të rëndësishme të ndihmës humanitare ndërkombëtare, përballet me rrezikun e mbylljes në rast të bllokimit nga ana e Rusisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar ndihma deri te miliona njerëz që nga viti 2014, me mekanizmin e autorizuar nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit që lejojnë dërgimin e ndihmave ndërkombëtare në Siri.

Sidomos në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, afër 5 milionë njerëz mbështeten në këtë ndihmë humanitare.

Deri vitin e kaluar, ndihma humanitare ndërkombëtare si ushqimi, ilaçet dhe materialet higjienike dhe mjekësore dërgoheshin përmes katër portave kufitare, dy prej të cilave ishin nga Turqia, por numri i portave kufitare u ul së pari në dy pas vetos dhe kundërshtimeve të Rusisë.

Më vonë, Rusia dha miratimin që vetëm pika kufitare Babulhava përballë asaj turke Cilvegözü do të mbahej e hapur për një vit më shumë.

Më shumë se 1.000 autokolona të ndihmës humanitare kalojnë përmes Portës Kufitare Babulhava për në Siri çdo muaj, por mekanizmi që e mban këtë portë kufitare të hapur skadon në korrik.

Në mënyrë që porta kufitare të mbetet e hapur dhe ndihmat të vazhdojnë, mekanizmi në fjalë duhet të rinovohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

OKB-ja, organizatat ndërkombëtare të ndihmës, Turqia, SHBA-ja dhe vendet perëndimore duan të rrisin numrin e portave kufitare nga të cilat do të dërgohen ndihma.

Megjithatë, Kina, e cila është në anën e Rusisë në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me Rusinë dhe Sirinë, nuk duket sikur mbështet mbajtjen hapur të kalimit Cilvegözü.

Sikurse në rastet e mëparshme, pak para skadimit të mekanizmit të ndihmës ndërkufitare, Rusia filloi të mbrojë argumentin se ndihmat humanitare duhet të dorëzohen nga zonat e kontrolluara nga regjimi brenda Sirisë.

Cilvegözü, porta e vetme kufitare prej ku më shumë se një mijë autokolona ndërkombëtare të ndihmës humanitare dërgohen në Siri çdo muaj, do të mbyllet për kalimet e ndihmave në rast të kundërshtimit të Rusisë.

Pikërisht për këtë arsye, Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas Greenfield, erdhi në Turqi për të inspektuar Portën Kufitare Cilvegözü dhe bëri thirrje për hapjen e dy portave të tjera për kalimet e ndihmave humanitare, që u mbyllën vitin e kaluar.

SHBA-ja dhe vendet perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjithashtu dëshirojnë që porta Babusselame përballë Portës Kufitare Öncüpınar dhe Al-Yarubiyye midis Irakut dhe Sirisë, e cila u mbyll në dhjetor 2019, të rihapen.

Vazhdimi i ndihmave, të cilat janë bërë çështje mbijetese për gati 5 milionë njerëz në Idlib që janë zhvendosur disa herë si pasojë e dhunës, do të varet nga ajo nëse Rusia do të përdorë të drejtën e vetos për të mbyllur kufirin në periudhën në vijim.

Nëse porta kufitare mbyllet, miliona sirianë rrezikohen të përballen me urinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit