12 plumba në sediljen ku ishte ulur Mond Çekiçi, e motra vë kujën, identifikon trupin

Mos i humb

12 plumba kallashnikovi janë shkrepur me breshëri vetëm në derën e parë të makinës me të cilën udhëtonte Mond Çekiçi (Edmond Koçi), 40 vjeçari që u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e saj.

Burime bëjnë me dije se atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij.

Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Menjëherë pas vrasjes, aty ka shkuar dhe motra e 40 vjeçarit e cila ka identifikuar trupin e pajetë të të vëllait.

Nga foto shihet se mjeti tip Mercedes Benz ML me të cilin viktima udhëtonte bashkë me shoferin, është qëlluar me breshëri.

12 plumba janë shkrehur vetëm në sediljen e parë ku qëndronte viktima, ndërsa vrima plumbi shihen dhe në kofano.

“Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe iu kishin prerë rrugën, ndërsa ata i ajnë përgjigjur duke hapur zjarr.

Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin e Plarent Dervishajn.

Në periferi të qytetit të Durrësit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Në makinë është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Po ashtu, edhe tragat e mjeti me të cilin autorët kryen krimin rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit