
Kufoma të 5 ushtarëve iranianë, të cilët humbën jetën në luftën civilë në Siri, janë konfirmuar përmes testit të ADN-së.
Në deklaratën me shkrim të Gardës Revolucionare të Iranit theksohet se trupat e vdekur të 5 ushtarëve iranianë që humbën jetën në përleshjet në Siri u identifikuan me teste të AND-së.
Në njoftimin thuhet se ushtarët Said Ensari dhe Mejsem Nazari janë nga provinca e Teheranit, Hamid Muhamed Rizai nga Kazvin, Muhamed Kanberian nga Simnan dhe Seid Xhevad Esedi nga provinca Mazendaran. Varrimi i ushtarëve do të bëhet javën e ardhshme.
Sipas shifrave jozyrtare, numri i ushtarëve të vrarë iranianë në konfliktin në Siri është rreth 2.400.


