Pas më shumë se gjashtë javëve izolim, Spanja sot regjistroi 301 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 1.308 infektime të reja.
Spanja gjithsej ka identifikuar 210.773 infektime përmes testeve të reaksionit të zinxhirit polimerazë (PCR). Nga këto raste, 23.822 persona kanë vdekur dhe 102.548 janë shëruar, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Vendi dje raportoi 331 vdekje si pasojë e pandemisë.
Spanja ka qenë në izolim që nga 14 marsi, ndërsa ka vendosur ta vazhdojë këtë masë deri të paktën 9 maj.
Të hënën, pas disa javësh vonesë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar një studim të COVID-19 në popullatën e përgjithshme.
Rezultatet e këtij studimi mund të ndihmojnë në udhëheqjen e qeverisë për zhvlerësimin e masave për distancimin social.


