Në Spitalin e Pejës, ndërron jetë një i burgosur

Mos i humb

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet  I. A , i lindur më 1992.

Bëhet e ditur se i burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Ai, ishte shtetas i Shqipërisë dhe  akuzohej për Veprën  Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

SHKK njofton se lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit