Në timon nën efektin e drogës, arrestohet shoferi 34-vjeçar në Lezhë

Mos i humb

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një shofer i cili rezultoi se ishte duke qarkulluar me automjet nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftohet se si rezultat i përdorimit të aparatit AquilaScan, është arrestuar në flagrancë A. V., 34 vjeç, banues në Lezhë.

Njoftohet se 34-vjeçari është kapur nga Policia Rrugore në Lezhë duke pozicionuar automjetin, në mënyrë të parregullt, në rrugë.

Gjatë kontrollit rezultoi se nuk kishte asnjë dokumentacion për mjetin.

Në këto kushte, A. V. është shoqëruar, së bashku me automjetin e tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas testit me aparatin AquilaScan rezultoi se 34-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, shoferit iu  pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit