
Në Tunizi filloi Samiti i 30-të i liderëve të Ligës Arabe.
Në Samitin me të cilin kryeson presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, marrin pjesë 13 liderë mes të cilëve janë mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe emiri i Katarit, sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Në Samit morën pjesë edhe përfaqësues të Sudanit, Algjerisë, Omanit dhe Bahreinit.
Në takim do të bisedohet për situatën në Siri, si dhe për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për Lartësirat e Golanit.
Në mesin e temave kryesore që do të përcaktohen në këtë takim janë edhe çështja e Palestinës, situata në Jemen dhe Libi, ndihma për zhvillimin e Sirisë dhe ndërhyrja e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.


