Në vetëm 24 orë! 5 të vdekur dhe dy të plagosur nga aksidentet në veri të vendit

Mos i humb

Në 24 orët e fundit 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore.

Aksidenti i parë me 2 viktima u regjistrua dje në fshatin Omaraj në Malësi të Madhe. Tre makina u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë humbën jetën 2 të rinj dhe u plagosen 2 te tjere. Makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga e më pas u përplas fortë më një mur.

Shpejtësia dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore mendohet të ishte shkaku i këtij aksidenti tragjik.

Por pa u mbushur as 24 orë nga ky aksident, një tjetër më pasoja fatale u rregjistrua në aksin Fushë Milot Thumanë. Një autoveturë tip Toyota ka dalë nga rruga dukë rënë në një kanal me ujë. Rënia rezultoi fatale për tre personat që ndodheshin në mjet, të cilët humbën jetën.

Ndërkaq Instat bëri me dije se në 4 muajt e parë të vitit 2021 humbën jetën nga aksidetet 70 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit