
Komisioni për Buxhet dhe Financa, po shqyrton Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 si dhe Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për planifikimet buxhetore, ka vënë në theks se rritja ekonomike për vitin 2019 do të jetë 4.7 për qind.
Sipas tij, të hyrat totale buxhetore pritet të jenë mbi 1 miliard e 400 milionë euro.
“Ky draft-buxhet është aprovuar nga Qeveria si një produkt i nxjerr nga një proces gjithëpërfshirës. Si i tillë ky draft adreson prioritetet e institucioneve tona për përmirësim të jetesës së qytetarëve.Rritja ekonomike pritet të jetë 4.7% në terma real. Sa i përket çmimeve pritet një stabilitet i theksuar. Projeksionet mbi të hyrat janë të ndërtuara mbi parimet: politikat tatimore do të jenë mbështetës të sektorit privat, ATK dhe Dogana do të përmirësohen tutje, do të luftohet informaliteti, të hyrat totale buxhetore pritet të jenë mbi 1 miliard e 400 milionë”, tha Hamza./Kosova Post/


