Nga 30 gushti deri më 5 shtator, në Zvicër janë injektuar 157,213 doza vaksine kundër Covid-19. Kjo do të thotë se 52.2 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar
Kjo mund të merret vesh nga informacioni që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar në faqen e saj të internetit të hënën.
Gjithsej 9,764,700 vaksinime janë bërë që nga fillimi i fushatës së vaksinimit
4,509,385 persona kanë marrë dy doza të vaksinës ndërsa 745,930 persona kanë bërë vetëm vaksinimin e parë deri më tani.
Javën e kaluar, janë realizuar mesatarisht 22,459 vaksinime në ditë. Nga kjo mund të konstatiohet se shkalla e vaksinimit nuk ka ndryshuar, në krahasim me një javë më parë.


