Në Zvicër, mbi 21 mijë të sëmurë dhe 7300 të shëruar nga koronavirusi

Mos i humb

Në Zvicër ka pasur të raportuara 21,652 raste të koronavirusit, që janë konfirmuar nga laboratori. Kjo është shifra që raportohet nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Bëhet fjalë për rreth 550 raste më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Rritja është pra, siç mund të shihet nga numri, më e vogël se sa ditëve të kaluara.

Po ashtu sipas BAG, deri më tani, 584 njerëz në Zvicër kanë vdekur nga virusi i koronës. Por platforma ndërkombëtare wordometers.info, e cila njofton online dhe në kohë reale për zhvillimet në lidhje me koronavirusin në botë jep një shifër dukshëm më të lartë.

Sipas saj, në Zvicër tashmë kanë vdekur 734 veta si pasojë e Covid-19.

Kjo platformë jep edhe numrin e të shëruarve, që, sipas saj është 7298.

Numrat e publikuar nga BAG bazohen në raportet që Zyra Federale e Shëndetit Publik ka marrë deri të hënën në mëngjes.

Në përputhje me rrethanat, ata mund të devijojnë nga numrat që komunikojnë kantonet.

Numri i testeve të kryera për Covid-19 deri më tani ka arritur në rreth 162.500, nga të cilat rezultati ishte pozitiv në 15 për qind të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit