Në Zvicër vriten mesatarisht 49 persona në vit

Mos i humb

Numri i vrasjeve në Zvicër ka shënjuar një rënie të theksuar gjatë viteve të fundit. Kështu, siç e tregojnë të dhënat më të reja statistikore që i referohen periudhës 2009-2016, në Zvicër për çdo vit ka pasur nga 49 të vrarë. Dhe, kjo shifër është 40 për qind më e vogël se ajo e regjistruar në periudhën ndërmjet viteve 2000 dhe 2004.

Sipas studimit, te deliktet e vrasjes janë përdorur më pak armë të zjarrit nga periudha në periudhë (rënia, nga 34% në 20%), transmeton albinfo.ch. Me përdorimin e tyre, shanset për mbijetesë të viktimave do të ishin më të vogla.

Statistika po ashtu tregon se në së paku 6 nga 10 vrasjet, dorasi ka njohur viktimën madje 34% ishin në marrëdhënie familjare mes vete.

Ndërkaq numri i tentimvrasjeve ka shënuar ngritje gjatë periudhës së përmendur. Me 172 të plagosur në vit në periudhën 2009-2016 ka pasur 24% më shumë viktima të tentimvrasjeve se në periudhën 2009-2016./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit