Përfaqësuesit e delegacionit gjerman gjatë vizitës në Tiranë në një konferencë për mediat theksuan se rajoni i Gadishullit Ballkanik dhe konkretisht Shqipëria, është pjesë e oborrit të saj dhe si e tillë duhet të jetë brenda unionit.
“Shqipëria dhe i gjithë rajoni, parë në kuptimin e gjeopolitikës është oborri i BE dhe si i tillë në gjykojmë që ai të jetë pjesë e BE. Ndaj do të ishte e domosdoshme, që bashkëpunimi parlamentar duhet të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua si njeri që udhëhiqet nga parimet demokratike, demokracia është një proces vlerash. Është e rëndësishme demokratizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye, dëshiroj të përsëris se marrëdhëniet mes parlamenteve në rajon dhe sferës së politikës për Gjermaninë janë shumë të rëndësishme”-tha një nga përfaqësuesit e delegacionit gjerman, Josip Juratovic.
Ai foli edhe për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet, duke ritheksuar se është Kushtetua ajo që përcakton se kur duhet të mbahet ky proces zgjedhor. Por a është realisht një krizë politike kjo që po kalon Shqipëria? Zyrtari gjerman theksoi se këtë do të përcaktojë faktori kohë.