Negociatat me BE/ Balla dhe Ruçi të ftuar në Bruksel nga Parlamenti Europian

Mos i humb

Më 28 Janar 2020 Parlamenti Europian ka ftuar në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Megjithë rikonfirmimin e angazhimit të BE, pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Megjithatë, ruajtja e një perspektive të besueshme në persoektivën e anëtarësimit në të ardhmen është vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe për Bashkimin Europian. Në një Rezolutë të miratuar më 24 Tetor nga Parlamenti Europian shprehën zhgënjimin e thellë mbi dështimin e një dakordësie mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i fortë për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me dy vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për këtë qëllim Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka ftuar në Bruksel më 28 Janar drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit të shumicës parlamentare Taulant Balla kanë konfirmuar vizitën në Bruksel më 28 Janar 2020./EuroNews

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit