Negociatat, Rama: Transferojmë legjislacionin e BE-së përmes inteligjencës artificiale

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje se  Shqipëria është vendi i parë që transferon legjislacionin e Bashkimit Europian në kuadër të negociatave, përmes modelit të inteligjencës artificiale.

I pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Kryeministri renditi disa nga fushat në të cilat Shqipëria ka përparuar falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Në këtë drejtim, Rama tha se vendi po bën proces në integrimin në BE, konkretisht në fazën e negociatave për anëtarësim, falë edhe një instrumenti krejt të ri të papërdorur në asnjë shtet tjetër më parë.

“Kjo nuk ka ndodhur as nga shtetet që sot negociojnë anëtarësimin. Është një model i ndërtuar prej nesh përmes inteligjencës artificiale. Ky model na jep mundësinë që të realizojmë në një kohë shumë më të shpejtë se më parë vendet e tjera të gjithë procesin e transferimit të gjithë trupit legjislativ të BE-së, përkthimin në kohë rekord, por edhe të kemi analiza të teksteve për ato aspekte që na interesojnë lidhur me impaktin e këtyre ligjeve të reja që duhen transferuar në trupin legjislativ të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për mijëra dokumente, dhe po të kemi parasysh që deri dje ritmi i punës lidhur me këtë lloj legjislacioni ishte rreth 60 pjesë në vit, kur në fakt bëhet fjalë për 4 mijë pjesë. Imagjinoni se sa i gjatë do të ishte procesi. Do të na duhej një armatë e tërë me përkthyes, draftues dhe korrektues dhe tani nuk kemi nevojë për këto”, shtoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit