Negociatat, Ruçi: Jemi në testim! Vendimi, si ai për Malin e Zi

Mos i humb

 

 

Në konferencën e tij të parë për shtyp pas konkluzioneve të Këshillit të BE-së për negociatat me Shqipërinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka vlerësuar këtë si një vendim që na afron më pranë familjes europiane.

Ruçi është shprehur gjithashtu se, me vendimin e marrë, europianët kanë vlerësuar Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Shqipëria, reformë e cila tashmë duhet të gjejë zbatim me ritme të shpejta.

Duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje për vendet e BE-së, për vendimin në lidhje me hapjen e negociatave, Ruçi deklaroi se vendimi është i ngjashëm me atë për Malin e Zi.

“Negociatat mund të ishin hapur edhe sot, por ne duhet të sillemi si palë e denjë negociatore. Në qershor të vitit 2019 do të jepet edhe vendimi për hapjen e negociatave, një arritje që është meritë e të gjithëve”, theksoi në fjalën e tij Ruçi.

Sipas tij, tashmë qeveria dhe opozita së bashku janë në testim, ndërsa Këshilli i BE-së kërkoi realizim të shpejtë të Reformës në Drejtësi, ngritjen e SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Për këtë arritje, Gramoz Ruçi është shprehur se rolin kryesor e ka luajtur Kuvendi i Shqipërisë përgjatë të gjithë procesit të integrimit europian.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit