Nënkryetari i PDK-së: Nëse Thaçi flet për kufijtë e Kosovës, rrëshqet nga mandati Kushtetues

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se nëse presidenti Thaçi futet në diskutime për kufijtë e Republikës së Kosovës, atëherë rrëshqet nga Kushtetuta dhe del jashtë mandatit të tij.

Këto deklarime Bajrami i ka bërë gjatë një diskutimi në Grupin Për Studime Ligjore dhe Politikë që është duke u mbajtur sot me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te marrëveshja”.

“Parimi i mosnegocimit të kufijve ka qenë i pranishëm qysh para Pavarësisë. Nëse Presidenti rrëshqet nga Kushtetuta, ai del nga mandati i vet”, është shprehur ish-ministri.

Sipas tij Thaçi duhet të marrë miratimin e Kuvendit, në rast se dëshiron të futet në procesin e negocimit të kufijve.

“Nëse do të hyj në atë proces ai fillimisht këtë kërkesë duhet të dërgoj tek Kuvendi”, ka thënë Bajrami.

Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se para çdo marrëveshje që pritet të arrihet me Serbinë, duhet pasur parasysh aktet themeltare të shtetit, shkruan insajder.

“Cilado marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, një shteti veçse 10 vjeçar, duhet medoemos të ketë parasysh aktet themeltare të shtetit. Është herët që ta diskutojmë Pakon e Ahtisaarit, që ka ndikuar në krijimin e paqes”, ka shtuar tutje ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit