Nepal, 12 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet

Mos i humb

Së paku 12 persona kanë humbur jetën, me 41 persona që janë ende të zhdukur pasi shirat monsun shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu sot në Nepal, bënë të ditur nga policia.

Reshjet e shiut që goditën fshatin Dhorpatan në rrethin Baglung të mërkurën në mesnatë shkaktuan rrëshqitje dhe përmbytje, të cilat zhdukën të paktën 31 shtëpi, tha Rajendra Regmi, një oficer i policisë lokale.

“Shirat zgjatën vetëm dy orë, por ishin aq të mëdha sa njerëzit nuk mund të shpëtonin”, tha ai për AA.

Policia shpëtoi katër persona që u lënduan në katastrofë, tha ai.

Sipas Ministrisë së Brendshme mbi 100 njerëz kanë vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal që nga qershori.

Vendi i prirur nga katastrofat natyrore përballet me vdekje dhe shkatërrim çdo vit gjatë sezonit të shirave monsun, të cilat zgjasin midis qershorit dhe shtatorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit