“Nëse Serbia i fal Dukagjinin Shqipërisë, atë duhet ta kërkojë Mali i Zi që e ka çliruar!

Mos i humb

Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë dhe pastaj ia ka lënë Serbisë e nëse Serbia tani dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesat e veta.

“Territorin e Dukagjinit të sotëm gjatë Luftërave ballkanike e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë. Mbreti, atëherë Dukagjinin ia dha vëllait Serbi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë është historikisht e drejtë që Mali i Zi ta kërkojë këtë territor. Kufizimi hap procese”, ka shkruar në Twitter Medojeviç, i cili është anëtar i Kryesisë së Fronti demokratik opozitar në Mal të Zi dhe kryetar i Lëvizjes për ndryshime.

Ai, siç përcjell B92, po ashtu ka shkruar se Dukagjini është territor historik për të cilin Ushtria malazeze ka derdhur gjak, transmeton koha,net.“E kemi çliruar edhe Shkodrën e cila po ashtu graviton nga Mali i zi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjin t’ia falë Shqipërisë, Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesa”, ka shkruar Medojeviç në Twitter./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit