Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, Specialja nuk është në rend dite

Mos i humb

Ndonëse kërkesa për t’u futur në rend të ditës rrëzimi i Speciales në seancën e ardhshme akoma është në Kryesinë e Kuvendit, kjo e fundit as që e ka përmendur si një prej pikave të mbledhjes së nesërme.

Kuvendi ka njoftuar veç që mbledhja e Kryesisë do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërkohë që i ka treguar disa pika të tjera të rendit të ditës.

Sipas kumtesës së Kuvendit, nesër do të shqyrtohet në Kryesi rendi i ditës që përfshin miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara dhe përgatitjet për seancë plenare, përcjell Telegrafi

Në këtë rend dite është edhe një kërkesë për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga LDK.

Kryesia e Kuvendit javën që po kalon u mblodh por dështoi të mbante mbledhje pas mungesës së anëtarëve.

Gjatë kohës sa po mbahej mbledhja u raportua për disa lëvizje rreth Gjykatës Speciale, për të cilën gjë ambasadori amerikan qëndroi në Presidencë ku takoi presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarini Kadri Veseli./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit