Nesër pritet takimi Çavusoglu-Pompeo

Mos i humb

 

 Pritet që nesër në Singapor të mbahet takimi dypalësh mes ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Pritet që Çavuşoğlu dhe Pompeo të mbajnë një takim dypalësh në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar shpesh biseda telefonike në lidhje me tema të ndryshme, si për zhvillimet në Siri, procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, dorëzimin e avionëve luftarak F-35 në Turqi, si dhe për pastorin amerikan Adrew Brunson, gjykimi i të cilit po vazhdon në Turqi.

Së fundi, para takimit që do të mbahet në Singapor, me kërkesë të palës amerikane, Çavuşoğlu dhe Pompeo dje zhvilluan një bisedë telefonike. Së bashku me bisedat telefonike të zhvilluara më 18, 26 dhe 28 korrik, Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë 15 ditëve të fundit janë konsultuar për 4 herë.

Pritet që nesër në Singapor të zhvillohet edhe takimi dypalësh për të cilin ishte vendosur para vendimit të SHBA-ve për sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit