Nesër protestohet kundër mbylljes se Shkollave në Kamenicë

Mos i humb

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nesër në mesditë do të organizohet një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në Kamenicë.

SBAShK nëpërmjet një reagimi thotë se kanë pritur dialog e mirëkuptim, ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati do të ndjej unitetin e SBASHK-ut.

“Kjo fillon që nga nesër kur në Kamenicë do të niset me veprime sindikale, pra me protesta duke filluar nga ora 12: 30 minuta para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës. Pjesë e kësaj proteste në do të jetë edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini me stafin qendror dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe stafi nga qendra. U përball me kundërshtime nga prindërit, mësimdhënësit e nxënësit gjatë gjithë verës. Iu bë me dije publikisht qëndrimi i SBASHK-ut kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, por Qëndron Kastrati i trimëruar nga heshtja e MASHT-it, që është e nënkuptueshme sepse Shyqiri Bytyqi kurrë nuk ishte ministër e aq më pak tani kur aderoi në partinë e Qëndronit, i trimëruar edhe nga shkrimet në stilin e tregimeve humoristike të Bexhet Shalës në emër të KMLDNJ-së, që merr thua në mua dhe tani më nxjerr si njeriun e dytë në botë, pas Trampit, vazhdon të sillet Qëndroni në stilin e sulltanit d he krijon lista për tepricat teknologjike, nuk ua jep tekstet shkollore nxënësve, tekste këto të botuara nga buxheti i shtetit, kërcënon me suspendime nga puna dhe krekoset se kryetarët tjerë në komunat e Kosovës nuk paskanë guxuar të bëjnë mbyllje shkollash e përjashtime masive nga puna të punëtorëve të arsimit, që kanë vite të tëra përvojë në arsim. Qëndroni mundohet edhe të krijojë situata të dhunës e përplasjeve mes mësimdhënësve duke iu ofruar gënjeshtra se do t’i sistemojë disa nëse e përkrahin e do t’i ndëshkojë të padëgjueshmit”, thuhet në reagim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit