Ndërsa uron që fëmijët të kenë kaluar pushime të gëzuara, Kushi thekson se rikthimi në shkollë është një mbështetje më shumë për njëri-tjetrin

Po ashtu shprehet se për shkak të situatës së pandemisë dhe përhapjes së varianteve të reja të COVID, kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar dhe se shkollat e hapura dhe prezenca fizike kërkon më shumë përgjegjësi.

Reagimi:

Të dashur nxënës,

Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.

Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!

Evis