Nesër seancë e veçantë e Kuvendit për Epopenë e UÇK-së

Mos i humb

Nesër me fillim nga ora 15:30 do të mbahet një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila është “Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot kanë nisur edhe aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” me ç’rast janë bërë homazhe dhe janë organizuar aktivitetete për të nderuar të rënët e familjes Jashari.

21 vjet më parë në Prekaz filloi sulmi i tretë ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, që zgjati tri ditë ku u vranë 55 persona në Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit