Nesër vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Mos i humb

Në Bruksel do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë, njoftoi Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Tema të diskutimit janë paraparë të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit