Nesër zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi

Mos i humb

Qendrat e votimit në të gjithë Türkiye-n do të hapen të dielën në orën 08:00 me orën lokale, ku do të fillojë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Qytetarët e Türkiye-s do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për Parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.

Të drejtë vote kanë 64.11 milionë njerëz ndërsa më shumë se 4.9 milionë qytetarë turq votojnë për herë të parë.

Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan, sipas renditjes në fletëvotim, janë kandidatët për president të Türkiye-s. Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi më herët kandidaturën.

Presidenti Erdoğan është kandidati i Aleancës Popullore të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kreu i së cilës është ai.

Kemal Kılıçdaroğlu është kandidati i Aleancës Kombëtare të opozitës, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP).

Sinan Oğan është kandidat i Aleancës ATA ndërsa Muharrem Ince ishte kandidat i Partisë së tij Atdheu, para se të tërhiqte kandidaturën të enjten.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale në 87 rajone.

Qendrat e votimit ishin hapur më parë jashtë Türkiye-s në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi.

Votimi në pikat kufitare filloi më 27 prill ndërsa në përfaqësitë diplomatike më 5 maj dhe zgjati deri më 9 maj, sipas orarit të përcaktuar më parë.

Më shumë se 3.41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.

Siç ka njoftuar Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Türkiye-s, rezultatet jo të plota do të shpallen në të njëjtën ditë, në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

Duke deklaruar se rreth 2.500 njerëz, përfshirë punonjës me orar të plotë dhe punonjës të angazhuar me honorar, gazetarë të pavarur dhe shërbime mbështetëse, do të marrin pjesë në terren në të gjithë Türkiye-n për të mbledhur të dhëna zgjedhore, Karagöz tha:

“Edhe unë do të jem në terren. Shkolla që më është caktuar dihet dhe unë do të jem atje. Do të përcjell një foto të raportit të rezultateve të zgjedhjeve me nënshkrim nga qendra e votimit në qendrën e monitorimit të zgjedhjeve”. (AA)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit