Nga Ermir HOXHA: Rrjetet si depot e ’97-ës, me memot si armë

Mos i humb

Hapja e depove të armatimit në ‘97-ën, ishte veç të tjerash, një formë militare e shfryrjes së masave të frusturura, ku njerëzit me armë në dorë e duke shtënë herë kuturu e herë në mish, herë padashje e herë me dashje, u molepsën nga një formë afirmimi ekzistencial, i tipit “jam dhe unë këtu”, tashmë me “armë në dorë”, ku ta tregonte me plumb atë që s’mund ta tregonte në asnjë formë tjetër.

Sot, këto depo janë rrjetet sociale – speficikisht FB – e armët, statuset në morri të shumëkujt prej atyre që, siç ata dhjetra e qindra që u dyndën drejt armëve, nuk do kishin asnjë shans tjetër për të thënë që “jam dhe unë këtu”, duke përdorur fjalën si plumb.

E mes tyre, veçojnë memoistët. Ka sosh që edhe ia qëllojnë, por ka që dukshëm e qartazi, të cilëve memot nuk iu kalojnë përtej target-grupeve që u përkasin, politike e në shije estetike bashkë, sajuar me nivel inteligjence nën mesataren. Kjo e fundit bëhet më e ashiqartë kur sapo tentojnë të shkojnë tej memos, fjala për vjen për të artikuluar një qëndrim a mendim politik, diferenca mes hargalisjes me memo e nivelit kulturor është katastrofike.

Është shfaqur kjo sa te studentët e sa te ndonjë personazh i ditëve të fundit ardhur nga emigrimi, ku në shfaqjen e parë të një aksioni politik, ngjante me shumë me një delirant nga ata që rrjetet prodhojnë me shumicë këto kohë, se sa me një individ të pjekur atdhetarisht, të formuar politikisht dhe të ngritur kulturalisht.

I shfaqur në rrjete nga asgjëja si profil apo protagonizëm publik, me armën e memove rrëmbyer në depon e madhe të Facebook-ut, ai ngjan më së shumti me kryetar komitetesh shpëtimi, nga ata që i skërmiteshin Berishës në distancë me kallash në dorë.

Është kjo pra panorama e trishtë e komunikimit të sotëm publik, ku rrjetet kanë kthyer përmbys gjithçka, duke qenë ato deri diku ligjbërëset e opinionit, me ushtri të frustuarish, që më shumë se e denoncojnë të keqen, qeveritare apo shoqërore, e shtojnë atë. Si në ’97-ën. Sa pa u hapur depot, e keqja më e madhe ishin paratë e humbura. Kur u hapën, ishin jetët e humbura! /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit