Nga kufiri me Greqinë në Kukës, arrestohen 3 persona, organizonin trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme

Mos i humb

Një operacion policor i koduar ”Storm” ka përfunduar me goditjen e një grupi të trafikut të klandestinëve nga kufiri Shqipër-Greqi në Tiranë e drejt Kukësit.

Dy persona nga Fushë-Kruaj e një nga Kamza janë arrestuar pasi trafikonin klandestinë kundrejt përfitimit monetar.

Klandestinët ishin kryesisht nga Lindja e Mesme dhe grupi vepronte në kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për të kryer tranportin nga jugu në veri.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Storm”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

•O. C., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit