Nga Kukësi në Elbasan, lëvizje në Policinë e Shtetit, Veliu firmos disa ndryshime në radhët e drejtorëve

Mos i humb

Ndryshime në radhët e drejtorve të Policisë së Shtetit janë realizuar së fundmi. Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në Kukës, Elbasan dhe Dibër.

Burime për gazetaren Dorjana Bezat bëjnë me dije se Arjan Muça, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan do të transferohet në Tiranë tek Drejtoria e Përgjithshme për t’ia lënë vendin zv/drejtorit Alket Shatro.

Në Kukës Erigert Mitri, drejtor i Drejtorisë Vendore po ashtu transferohet në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë teksa në vend të tij emërohet Alban Çela, drejtori i DVP Kukës.

Edhe Skënder Kalemi i Dibrës do të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në vend të tij do të shkojë Artur Selimi që mbante detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë në Vlorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit