NGA: LEDIAN CIKALLESHI/ PSEUDO-HOXHALLARËT APO FALLXHORËT SHËRONJËS!

Mos i humb

Shfaqja në TV e një pseu-hoxhe i cili pretendonte të sheronte semundje shpirterore, por që as metoda që përdorte as sjelljet që bente me hallexhijte, as fjalori i tij nuk kishte asnje lidhje me fene Islame e predikuar dhe praktikuar nga besimtaret myslimane. Fatkeqësisht shumë njerëz bien pre e mashtrimeve të ketyre njerëzve. Me sa u interesova personalisht ai nuk ka qenë ndonjëherë imam në ndonjë xhami apo të ketë shërbyer si hoxhë. Gjithsesi le të shërbejë si një sensibilizim për këtë kategori mashtruesish dhe fallxhorësh, burra apo gra. Megjithatë

1. Reagimet ndaj provokimeve apo situatave

Here pas here kur ndodh ndonje padrejtesi shoqerore, ose sulm ndaj myslimaneve ka besimtare apo hoxhallare te cilet duan me cdo rast te jepen reagim nga Institucioni perkates. Sa na behet zemra mal kur behet nje reagim i tille sfidues. Por sikur pas nje reagimi ose kunderpergjigje te dali nje video e tille sa pash nen dhe i bie te futemi? Njerez te kesaj kategorie fatkeqesisht ka shume dhe punojne si fallxhore me emrin “hoxhe”. Mjafton nje regjistrim tendencioz, përdorimi dashakeq i një regjistrimi dhe të na rrojë imazhi apo reagimet që ne bëjmë. Prandaj duhet që të shikohen mirë situatat, qëndrimet, provokimet pastaj të jepet reagimi.

2. Semundjet shpirterore dhe sherimi i tyre

Ka 3 lloj semundjesh te cilat kurohen me ane te rukjeve (kendimit) dhe qe me lejen e Allahut sherohen.
– Mesyshi
– Magjia
– Shkelja e xhindeve.

Metoda e sherimit jane leximi i Kur’anit (rukje), uje i kenduar dhe vaj i kenduar. Nuk sherohet as me nuska, hajmalira, letra ne uje apo objekte per tu varur/vendosur diku. Me e rendesishmja eshte qe personi i cili meret me kete pune te jete me dijet perkatese (Kur’an-sunnet), me eksperience dhe te jete vete fetar praktikant.

Ata qe njohin njerez te tille (duke i njohur mirë paraprakisht) le te shkojne dhe inshallah gjejne sherim. Nese nuk gjejne dot apo nuk jane te sigurt si e bejne kurimin atehere le te drejtohen te Myftinite perkatese te qytetit dhe ata i orientojne me mire.
Nga: Ledian Cikalleshi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit