Nga nisma për shkarkimin e Metës te bashkëpunimi me PD, Balla flet nga Elbasani: Opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm

Mos i humb

Nga qyteti i Elbasanit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit, tha se gjatë këtij mandati të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën.

Sipas Ballës, edhe opozita ka një rol të rëndësishëm për çuarjen përpara të reformave.

Më tej, Balla tha se “Kjo është një ditë që na motivon më shumë për të punuar më shumë për çuar përpara amanetin dhe për të kurorëzuar aspiratat historike të të gjithë shqiptarëve për integrimin europian. Sot nga Elbasani dua të falënderoj të gjithë familjet e dëshmorëve përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës, punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në përpjekjen me krimin dhe këtu në Elbasan kemi një sërë punonjësish policie që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrës.

Kjo është një ditë që na bën të jemi sa më shumë të vetëdijshëm për të krijuar në këtë mandat të ri një klimë të re politike larg konfliktualitetit dhe të punojmë së bashku për më shumë kontribute në dobi të punëve të mira që duhet të bëjmë për atdheun tonë të dashur. Sot është dita e dëshmorëve dhe s’është dita të merremi me opozitën, ajo që tha Rama është se gjatë këtij mandati të ri do kemi një qasje tjetër me opozitën dhe do të punojmë sa më shumë për punët e rëndësishme që na presin dhe opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm në shumë reforma të rëndësishme që duhet të çojmë përpara dhe kontributi i tyre në Kuvend është i mirëseardhur”.

I pyetur lidhur me nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se ky proces do të shkojë deri në fund dhe kjo është mjaft e sigurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit