Nga Turqia dhe Siria në Irak janë kthyer 27 mijë refugjatë

Mos i humb

Sipas qeverisë irakiane që nga mesi i vitit 2017 rreth 27.000 refugjatë janë kthyer në Irak nga Siria dhe Turqia fqinje.

Gjithsej 22.000 irakianë u kthyen në provincën Ninive nga kampi i refugjatëve Al-Hawl në Siri, tha në një deklaratë sot Sattar Nawruz, zëdhënës i Ministrisë së Migracionit dhe të Zhvendosurve.

Ai tha se 5.000 irakianë u kthyen nga Turqia pasi kushtet e sigurisë u përmirësuan në zonat e rimarra kohët e fundit nga grupi terrorist DEASH.

“Të gjithë këta refugjatë janë kthyer vullnetarisht nga të dy vendet,” tha Nawruz.

Dhjetorin e kaluar, zyrtarët irakianë deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në Irak është shkatërruar pas një lufte trevjeçare kundër grupit terrorist.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, lufta ka zhvendosur rreth 5.8 milionë irakianë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit