Ngjarja e rëndë në Maliq, Kuvendi nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë.
Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Ka rënë në krye të detyrës efektivi i policisë dhe u plagos kolegu i ti, gjatë një operacioni.
Zonja dhe zotërinj, policia e Shtetit përplaset çdo ditë me krimin. Gjaku i policisë së shtetit, është gjaku i vetë shtetit.
Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë nga shtetit.
Ngushëllim familjes së tij.


