Ngjarjet e fundit kriminale, reagon ministri Lleshaj: Nuk shembet Shqipëria, as siguria, për një ngjarje, as për dy…

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhej sot në Gjirokastër nga ku iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve mbi ngjarjet e fundit kriminale.

Ai ftoi gazetarët në radhë të parë, por edhe qytetarët të mos panikosen nga ajo që ndodhi këtë javë, ku krimi goditi në Tiranë e Elbasan, pasi sipas ministrit Shqipëria nuk shembet, as për një dhe as për dy ngjarje.

Pyetje: Z. Ministër, këto ditët e fundit kemi dëgjuar shumë vrasje. A është normale për një vend si Shqipëria?

Ministri Lleshaj: Keni dëgjuar shumë vrasje këto ditë. Madje këto ditë kanë ndodhur pothuajse 10% e vrasjeve që kanë ndodhur gjithë vitin në Shqipëri. Kjo është diçka e cila për fat të keq, për sa kohë kemi njerëz, edhe ndodh që mund të kesh 2-3 ditë që ke një përqendrim të veprave kriminale dhe pastaj ke 2-3 muaj që s’ke asnjë vepër kriminale. Kjo nuk na bën neve të humbasim toruan dhe të biem në panik.

Unë ju ftoj që ta kundroni, të shihni ftohtë situatën e rendit dhe sigurisë dhe mos të biem në panik nga një ngjarje që të themi u shemb! Nuk shembet Shqipëria, as siguria, për një ngjarje, as për dy. Por ju them që gjithsesi, numri i veprave të rënda kriminale në Shqipëri është ky që është. Jemi më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, jemi shumë më poshtë, jemi shumë më poshtë sesa çdo periudhë e ngjashme e historisë sonë. Kaq është. Kjo është e provueshme.
Ne sot kemi rreth 35 vrasje deri tani. S’kemi pasur kurrë ndonjëherë në historinë e re të Shqipërisë, kaq. A janë shumë? Sigurisht që janë shumë. Duhet të jenë zero. Por zero nuk bëhen kurrë këto, për sa kohë ka njerëz në botë. Dhe këtë mund ta krahasoni dhe me shifrat më të mira të vendeve të tjera perëndimore. Kemi shumë vende europiane që kanë më shumë vrasje për frymë sesa Shqipëria. Vende europiane, jo vende të rajonit! Ndaj unë e ftoj edhe median, publikun dhe shoqërinë që të mundohemi të mos krijojmë situata histerie dhe paniku dhe tjetra, të distancohemi pak nga krimi. Distancim nga krimi unë nënkuptoj mbështetjen e policisë. Se nganjëherë i turremi policisë a thua se Policia i bën vrasjet! Jo, Policia është për t’i parandaluar dhe për të gjetur e vënë para përgjegjësisë autorët e tyre.

Kështu që nuk mundet dhe këtë e kam shqetësim për ata që arrijnë ta ndiejnë shqetësimin njëlloj si unë. Ka të tjerë që s’duan ta ndiejnë, mos ta ndiejnë. Por për ata që arrijnë ta ndiejnë përgjegjësinë për këtë vend, seriozisht duhet që në këto momente policia të inkurajohet për të bërë detyrën, sepse s’duhet të harrojmë që policët janë njerëz. Që edhe ata mund të zhgënjehen një ditë, që edhe ata mund të demotivohen, edhe do ta bëjnë punën më keq. Ne kemi interes që policët ta bëjnë punën më mirë dhe që ta bëjnë punën më mirë ata kanë nevojë për mbështetjen tonë, të medias në radhë të parë, të qytetarëve në radhë të dytë, dhe sigurisht ne e kemi detyrë funksionale dhe s’bëhet fjalë për mbështetjen tonë. Faleminderit.

#Gjirokastër – Skuadra SHQIPONJA#MëshumëSiguriFjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë prezantimit të forcës së posaçme "Shqiponjat" të Drejtorisë Vendore të Policisë GjirokastërI nderuar z. ministër Lleshaj,I nderuar prefekt i qarkut,E nderuar kryetare e qarkut,Të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues të institucioneve,Të nderuar drejtues e kolegë të DVP Gjirokastër dhe të Kufirit e Migracionit,Gjirokastra është stacioni i fundit, përjashto këtu Tiranën, ku prezantojmë për publikun skuadrat e posaçme “Shqiponja”, të ngritura në 12 Drejtoritë Vendore dhe ato të Kufirit në vend. Për Tiranën nuk mund të them se do ta prezantojmë për herë të parë forcën “Shqiponja”, sepse nga Tirana e pilotuam disa vjet më parë këtë projekt, që na rezultoi efikas. Për këtë shkak dhe mbi bazën e një analize të gjerë faktorësh, vendosëm ta shtrijmë në çdo cep të Shqipërisë. Qëllimi mbetet një dhe primar: të prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë. Sondazhet e fundit, të pavarura, dëshmojnë se besimi i publikut tek Policia është i lartë dhe ky është një motiv i fortë dhe inkurajues për ne. Megjithatë ngjarjet e fundit, në Tiranë e Elbasan, nuk kanë kaluar pa shqetësim tek çdo punonjës e drejtues policie. Nga Gjirokastra, duke përfituar nga ky komunikim publik, dua të garantoj këdo, se janë angazhuar kapacitetet më të mira policore, gjithë burimet njerëzore dhe materiale, si dhe punohet intesivisht me agjencitë e tjera ligjzbatuese, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin, ndalimin dhe përballjen e autorëve me dorën e fortë të ligjit. Por duke qenë se siguria nuk është detyrë vetëm e Policisë e nuk mund ta përmbushet vetëm nga Policia, ftoj çdokënd të ndihmojë për goditjen e çdo paligjshmërie. Të nderuar pjesëmarrës e të ftuar, Kur vendosëm me ministrin e Brendshëm për t'i komunikuar në takime jo shumë masive, për shkak të pandemisë, në çdo qark, forcat “Shqiponja”, kishim pritshmëritë tona. Nuk dyshonim në mikpritjen apo mbështetjen e qytetarëve. Por, të jem i sinqertë sot me ju, kjo pritshmëri jo vetëm u bë realitet, por i kaloi kufijtë e saj.Qarku Gjirokastër në përgjithësi ka një kriminalitet të ulët. Këtu ndërthuren shumë faktorë, puna parandaluese e strukturave të Policisë, por edhe kultura, qytetaria dhe banorëve të këtyre zonave. Bashkëjetesa harmonike mes komuniteteve dhe harmonia fetare nga ana tjetër.Këto janë elemente mbi të cilët ndërtohet puna e Policisë, për të qenë pranë dhe në krahun e qytetarëve dhe përballë shkelësve të ligjit. Ajo çka shohim si domosdoshmëri sot është prezenca dhe vëmendja e posaçme e punonjësve të Policisë jo vetëm në shkolla, rrugë e akse kombëtare apo zona urbane, por edhe në parqe kombëtare, zona turistike, pyje e lumenj. Këto pasuri natyrore kemi detyrim t’ua përcjellim brezave. Të nderuar qytetarë, Më erdhi mirë teksa pashë interesin e lartë të të rinjve nga ky qark, të cilët po konkurrojnë për oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Sot mbyllet testimi teorik, për 2100 aplikantë dhe kalojmë javën tjetër në fazat e tjera të konkurrimit. Ata do të jenë kolegët e efektivëve “Shqiponja”, në vitet e ardhshme. Shtimi organik me 500 numra na dëshmon mbështetjen e fortë të qeverisë, megjithëse në kohë jo fort të mira për ekonominë. Investim që rinovon moshën e Policisë shton disa skuadra në bazë dhe disa njësi në qendër, profesionistë të trajnuar që nuk rrinë në zyra, por janë afër qytetarit. Prej dy vitesh kemi hapur dyert e Akademisë për studentët ekselentë në disa fusha të caktuara, për të plotësuar një boshllëk të madh të krijuar ndër vite për ekspertë në fushën e krimit ekonomik e financiar, krimin kibernetik, në teknologji e informacion e në jurisprudencë. Përmirësimi teknologjik dhe i bazës logjistike, rinovimi me 30 % i gjithë flotës së automjeteve të Policisë, gjithashtu, janë hapa të mëdhenj, që e bëjnë organizatën tonë, të denjë dhe në ngritje të përhershme kapacitetesh. Operacioni më i fundit ndërkombëtar, finalizuar një ditë më parë, me pjesëmarrjen e 10 vendeve, nën koordinimin e EUROPOL-it, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.Të nderuar kolegë,Strukturat e Policisë që operojnë në këtë qark, policia vendore dhe ajo kufitare kanë përballuar dhe përballojnë me profesionalizëm e përkushtim një ngarkesë e volum pune të konsiderueshëm, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit, tentativës për kultivim dhe trafikim të kanabisit, trafiqeve të paligjshme, krimeve ndërkufitare, në përballimin e sezonit turistik.Veçoj bashkëpunimin e shkëlqyer me FRONTEX-in, i cili operon prej më shumë se 1 viti me trupat e veta, në kufirin e jashtëm të BE-së, në Gjirokastër e Korçë. Si vendi i parë që kemi nënshkruar dhe po zbatojmë një marrëveshje, mes një vendi joanëtar me Policinë Kufitare Europiane, Shqipëria po dëshmon edhe në këtë aspekt nivel të lartë pjekurie. Në fund dy fjalë për forcën e posaçme "Shqiponja", Jemi në fund të javës së parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Krijimi dhe prezenca juaj shihet me admirim nga qytetarët dhe me shpresë për të qenë më aktivë kur ata kanë nevojë për Policinë, për të evidentuar dhe goditur persona të inkriminuar që tentojnë të shesin lëndë narkotike pranë shkollave apo rrezikojë sigurinë e jetës së nxënësve dhe qytetarëve në rrugë, në lagje e kudo. Kërkoj prej jush dhe nëpërmjet jush gjithë strukturave të Policisë e në veçanti kësaj force, të provoni se e meritoni besimin tonë e të qytetarëve. Suksese e punë të mbarë!

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 18. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit