“Ngjarjet që kanë ndodhur ndaj muslimanëve Rohingya janë frikësuese”

Mos i humb

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka cilësuar “frikësuese” ngjarjet e ndodhura ndaj muslimanëve Rohingya në Mianmar, por është distancuar që t’i konsiderojë gjenocid.

Në një takim me gazetarët në Pentagon, Mattis ka folur në lidhje me tensionet e përjetuara me Rusinë dhe Korenë e Veriut, si dhe për situatën në Manmar dhe Siri.

Në lidhje me arrestimin e gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters në Mianmar, Mattis ka theksuar se është shqetësuese që ushtria e Mianmarit nuk respekton të drejtat e njeriut, duke shtuar se “çështja e të drejtave të njeriut tek ushtritë është një gjë kulturore; duhet të punoni për këtë dhe të tregoni respekt”.

Duke bërë të ditur se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, udhëheq përpjekjet e SHBA-ve kundër spastrimit etnik ndaj muslimanëve Rohingya, Mattis tha se, “Janë frikësuese ngjarjet që kanë ndodhur ndaj mulsimanëve Rohingya”.

Pyetjes nëse i vlerëson apo jo gjenocid ngjarjet në fjalë, Mattis i është përgjigjur se u përmbahet vlerësimeve të bëra nga sekretari Tillerson. Duke u distancuar të përdorë shprehjen gjenocid, Tillerson ishte shprehur se janë spastrim etnik ngjarjet e kryera ndaj muslimanëve Rohingya nga ushtria e Mianmarit.

“Mos besoni ato që thuhen se DEASH ka përfunduar”. “DEASH nuk ka përfunduar dhe se lufta ndaj tij vazhdon”, i është përgjigjur Mattis pyetjes së gazetarit të AA-së.

Më tej Mattis ka shtuar se, “DEASH tani po shpërndahet. Por lufta ende nuk ka përfunduar. Mos u besoni atyre që thonë se lufta ka përfunduar. Vazhdojmë të luftojmë kundër tyre dhe ata largohen se nuk mund të qëndrojnë përballë aleancës sonë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit