Ngritu dhe falu, sepse ilaçi qëndron në lutje!

Mos i humb

Sa i përket rolit të namazit në shërimin e sëmundjeve fizike, në sunen e Ibn Maxhxhes është shënuar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte parë njëherë Ebu Hurejren duke pushuar, sepse kishte dhembje barku.

E pyeti: “Ebu Hurejre, a të dhemb barku tani?” Ai e pohoi. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i tha: “Ngritu dhe falu, sepse ilaçi qëndron në lutje”. Nëse zemra e mjekut laik nuk pajtohet ose nuk e ndien veten mirë në këtë shkallë të ilaçit, atëherë ai duhet të jepet në kohë të caktuara që lidhen me profesionin e mjekut.

Kanë thënë gjithashtu se namazet janë sport i mirë për trupin dhe zemrën. Ata e mishërojnë ushtrimin për tërë trupin, duke përfshirë: ngritjen, përkuljen, sexhden, uljen, dhe dhikri i tyre në çdo namaz disa herë në ditë. Lëvizjet e tilla ndihmojnë muskujt e individit dhe shumicën e nyjave dhe e lehtësojnë qarkullimin e gjakut nga arteriet dhe sigurojnë ushtrime të lehta natyrore për barkun, zorrët dhe mushkëritë e individit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit