Nigeri, 20 për qind e punëtorëve me orar të plotë humbën punën për shkak të COVID-19

Mos i humb

Në Nigeri 20 për qind e punëtorëve me orar të plotë kanë humbur punën në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Byroja Nigeriane e Statistikave (NBS) përgatitën një raport të përbashkët mbi ndikimin e pandemisë së COVID-19 tek punonjësit.

Në raport thuhet se 20 për qind e punëtorëve me orar të plotë në Nigeri humbën punën e tyre.

Gjithashtu thuhet se rreth 80 për qind të atyre që vazhduan të punojnë ua shkurtuan pagat.

Në raport ku u regjistruan zhvillime premtuese në ekonomi këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, u vlerësua se dëmi i shkaktuar nga pandemia në ekonomi nuk mund të rikuperohet lehtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit