Nigeri, persona të armatosur sulmuan një burg duke liruar të burgosur

Mos i humb

Persona të armatosur kanë sulmuar një burg nigerian në shtetin juglindor Imo duke liruar një numër të papërcaktuar të burgosurish përpara se të ndiznin institucionin korrektues në orët e hershme të së hënës, theksoi policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Personat e armatosur po ashtu shkatërruan selinë e Komandës së Policisë së Shtetit në Owerri, kryeqyteti i shtetit dhe dogjën pothuajse të gjitha automjetet e parkuara në selinë e komandës, tha për AA një dëshmitar okular.

Theksohet se ata kënduan këngë solidariteti në rrethrrotullimin e Pallatit të Qeverisë për rreth 30 minuta para se të sulmonin objektet.

Personat e armatosur kursyen vetëm njësinë anti-rrëmbim të departamentit të hetimit penal.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit