Nigeria në vendin e 174 mes 180 shteteve në radhitjen për mirëqenien e fëmijëve

Mos i humb

Shteti i Afrikës Perëndimore, Nigeria, u rendit e 174-ta në mesin e 180 shteteve në renditjen e mirëqenies së fëmijëve, njoftuan nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Claes Johansson, përfaqësuesi i UNICEF për Nigerinë, tha se Nigeria ka mbetur pas Afganistanit, Sierra Leones dhe Sudanit Jugor në aspektin e mirëqenies së fëmijëve.

Ai theksoi se duhet hedhur më shumë hapa për të ardhmen e fëmijëve në Nigeri.

“Investimi në të ardhmen e fëmijëve tanë, nënkupton sigurimi i një arsimi të mirë dhe mbrojtja e shëndetit të tyre. Të gjithë ne jemi të detyruar që të mbrojmë shëndetin dhe ardhmërinë e gjithë fëmijëve”, u shpreh ai.

Miliona fëmijë në Nigeri nuk mund të arsimohen dhe kequshqehen për shkak të kushteve ekonomike dhe sulmeve terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit