Nis nga 1 Maji, Greqia rrit pagën minimale në 713 euro

Mos i humb

GREQI – Paga e re minimale nga 1 maji nga 663 që është sot do të rritet në 713 euro (613 neto) ndërsa paga ditore rritet në 31.85 euro nga 29.62 që është sot.

Paga mujore nëse merret parasysh pagesa prej 14 pagash në vit arrin në 831.8 euro nga 773.5 euro sot.

Me një rritje prej 7.5%, ose 50 euro në muaj të shpallur nga kryeministri, Greqia renditet e 9-ta në mesin e 21 vendeve të BE-së që kanë një pagë minimale ligjore.

Konkretisht, me rritjen në 831.8 euro me bazë 12-mujore, pagat minimale në Greqi rriten në renditje me 2 vende, duke kaluar Portugalinë (822.5 euro) dhe Maltën (792.26 euro).

Sipas shënimit informativ të Ministrisë së Punës, gati 650 mijë të punësuarit që paguhen me pagë minimale do të kenë një pagë shtesë në vit (50 euro rritja mujore prej 14 pagash = 700 euro).

Megjithatë, paga më të larta mund të priten për të martuarit me deri në 9 vjet shërbim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit